Manchester Unitedit i mungon një sulmues si Robert Lewandowski, thotë Rene Meulensteen, ish-krahu i djathtë i Alex Ferguson. Ole Gunnar Solskjaer mori vendimin e guximshëm për të luajtur me Anthony Martial dhe Marcus Rashford si dy sulmuesit e tij kryesorë, pasi shiti Romelu Lukaku tek Interi verën e kaluar. Kjo dyshe ka ndarë në mënyrë të barabartë 38 gola këtë sezon, duke i ndihmuar “Djajtë e Kuq” të synojnë një vend në “top 4” e Premier League, në fund të kampionatit. Po ashtu, ata vijojnë të garojnë në “FA Cup” dhe “Europa League”.
Mason Greenwood, gjithashtu, ka qenë mbresëlënës në rolin e reserves. Ardhja e Odion Ighalo në “Old Trafford”, i huazuar nga Shanghai Shenhua në janar, e ka shtuar thellësinë e sulmit të Manchester United. Solskjaer ka shënjestruar Jadon Sancho të Borussia Dortmund në merkaton e verës, për ta përfunduar rindërtimin e skuadrës. Sidoqoftë, Meulensteen nuk mendon se “Djajtë e Kuq” kanë nevojë për të rekrutuar një lojtar tjetër.
Ish-trajneri i skuadrës së parë të Manchester United do të preferonte të shihte një sulmues të ri specifik në “Old Trafford”, i ngjashëm me Lewandowski. Polaku është ylli i Bayern Munich, që mburret me një rekord prej 49 golash në 42 ndeshje për gjigantët gjermanë në sezonin 2019-2020. “Drejtuesit sollën Ighalo si një lojtar që mund ta ndihmonte Manchester United në periudha të caktuara të lojës. Dhe në fakt ai ka bërë shumë mire deri tani, – tha Meulensteen për talkSPORT. – Por, nëse shikoni lojtarët e tjerë atje, si Rashford e Martial, ata janë në të vërtetë sulmues të jashtëm. Greenwood, një lojtar i ri, është e njëjta gjë atje. Shumë shanse dhe gola mund të krijohen nga pozicione të tjera, të qendërsulmuesit. Sancho është në të vërtetë i njëjti lloj lojtari, i jashtëm.
Unë mendoj se Manchester United i mungon një sulmues i kalibrit të Robert Lewandowski. Dikush atje lart mund të mbajë linjën e sulmit, por kur është fjala për t’i finalizuar rastet, brenda dhe jashtë zonës së rreptësisë, atëherë në këtë pikë çalojnë. 80 milionë euro për Sancho, a janë shumë? Për mua, duke parë se krahët e sulmit aktual të Manchester United, nuk ka nevojë të përfocohet në këto pozicione. Është qendra e sulmit, ajo që duhet të forcohet”.
“Djajtë e Kuq” e zgjatën periudhën e tyre të pamposhtmërisë në 15 ndeshje, duke mundur së fundi Brighton 3-0, të martën në mbrëmje. Të besuarit e Solskjaer tani janë vetëm dy pikë pas Chelsea, në garën për vendin e katërt, që vlen automatikisht kualifikim në Champions. /Telesport/
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...