Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti është rikthyer në radarin e klubit të madh anglez, Manchester United.
Umtiti është njëra nga emrat më të lakuar për t’u larguar nga Barcelona këtë verë, pasi katalunasit janë të interesuar të mbledhin të holla nga shitjet.
Djajtë e Kuq kanë qenë të lidhur me reprezentuesin e Francës në të kaluarën, por asnjëherë nuk kanë arritur përparim në një marrëveshje për 25-vjeçarin.
Djajtë e Kuq kanë qenë të lidhur me reprezentuesin e Francës në të kaluarën, por asnjëherë nuk kanë arritur përparim në një marrëveshje për 25-vjeçarin.
Sipas mediumit të njohur Le10Sport, klubi nga Old Trafford është rikthyer përsëri për mbrojtësin e Barcelonës, Umtiti, i cili tani nuk është titullar fiks dhe mund të largohet.
Unitedi tani thuhet se është në bisedime për Umtitin dhe do të ishte i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për francezin.
Një emër tjetër i lakuar për mbrojtjen e Unitedit është mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire, por transferimi i tij po rezulton i vështirë shkaku i çmimit. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...