Manchester United thuhet se ka vendosur të rrisë çmimin e tyre për sulmuesin e talentuar francez, Anthony Martial.
Martial nuk është i kënaqur me minutat e zhvilluar te Unitedi dhe si opsion ka largimin nga Old Trafford në fund të sezonit.
Drejtuesit e klubit anglez nuk ishin të bindur për largimin e hershëm të Martialit, por si duket tani kanë ndryshuar mendje.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, drejtuesit e Unitedit janë bindur për humbjen e francezit dhe tashmë janë duke kërkuar për çmimin më të lartë nga e gjithë Evropa.
Skuadra e mëdha angleze si Chelsea dhe Tottenham Hotspur, por edhe italianët e Juventusit dhe gjermanët e Bayern Munichut janë të etur në transferimin e Martialit.
Dhe me interesin në rritje, Unitedi po insistojnë të fitojnë paktën 50 milionë euro nga shitja e sulmuesit francez.
Ndryshe, Martial u bashkua me Unitedin tre vjet më parë nga Monako për një shifër që me bonuse ka shkuar rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person