Manchester United ka fituar ndaj Southamptonin në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 3-2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin The Saints me anë të Jan Bednarek që shënoi në minutën e 23-të nga një harkim i James Ward-Prowse. /telegrafi/
Southamptoni nuk u ndal me kaq dhe shënoi golin e dytë me anë të Ward-Prowse (33′), duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me këto dy gola.
Në pjesën e dytë, United kishte një fytyrë tjetër dhe arriti që të shënonte tre gola.
Bruno Fernandes edhe në këtë ndeshje arriti të realizonte, duke shënuar në minutën e 60-të me një asistim nga Edison Cavani.
Më pas dyshja ndryshuan rolet dhe sulmuesi uruguaian shënoi në minutën e 74-të, për t’i barazuar shifrat në 2-2.
Cavani shënoi golin e tij të dytë në këtë takim dhe kështu përmbysi rezultatin për skuadrën që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer.
Pas javës së dhjetë, Unitedi gjendet në vendin e shtatë me 16 pikë, ndërsa në xhiron e 11-të Djajtë e Kuq takohen me West Hamin./ARBRESH.INFO/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...