Manchester Unitedi ka konfirmuar se nëntë lojtarë do të largohen nga klubi kur të skadojnë kontratat e tyre këtë verë.
Cameron Borthwick-Jackson është një prej emrave më të njohur që është përfshirë në listën e atyre që do të largohen.
Krahas tij do të largohen Aidan Barlow, Alex Fojticek, Ethan Hamilton, Dion McGhee, Demetri Mitchell, Kieran O’Hara, Largie Ramazani dhe George Tanner.
“Duam t’i falënderojmë lojtarët që po largohen për kontributet e tyre gjatë kohës te klubi dhe ju urojmë çdo të mirë në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Djajve të Kuq.
Ndërsa që të nëntë lojtarët do ta kenë të drejtën të kthehen në Carrington për stërvitjet parasezonale në mënyrë që ta mbajnë formën fizike. /Telegrafi/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...