Google ADS

United “ringjall” interesin për lojtarin e Barcelonës

12:55 | 19 Shtator 2023
Fetie Gashi

Manchester United mbetet i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong.

“Djajtë e kuq”, e kishin ndjekur mesfushorin holandez gjatë verës së vitit 2022, por lojtari  kartalanas nuk kishin pritur për të përfunduar transferimin.

Por, Teg Hag me sa duket ende e dëshiron lojtarin, raporton Goal.com, transmeton Arbresh.info.

Duke pasur parasysh pagat e tij, Blaugrana bëri përpjekje serioze për ta larguar atë verën e kaluar, por ato dështuan pasi holandezi u mbajt i vendosur dhe refuzoi të largohej.

Që atëherë, 26-vjeçari ka shijuar një kthesë mahnitëse pasi është bërë një nga kapitenët e klubit dhe është një titullar i padiskutueshëm për Xavi javën në javë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme