United pas yllit të PSG-së

10:09 | 2 Prill 2020
Arbresh Info

Manchester United është duke monitoruar situatën e mbrojtësit të krahut të djathtë të PSG-së, Thomas Meunier.

Sipas Le Quotidien du Foot, Meunier është duke menduar largimn nga “Parku i Princave”, transmeton portali arbresh.info.

“Djajtë e Kuq” planifikojnë ta përforcojnë edhe më shumë mbrojtjen dhe e shohin Meunier si lojtari ideal për këtë gjë.

Në garë për 28-vjeçarin është edhe Borussia Dortmund dhe AC Milan.

Vlera e Meunier në Transfermarkt është 30 milionë euro, ndërsa këtë sezon ka bërë 16 paraqitje në Ligue 1 duke shënuar një gol./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme