Google ADS

United ndalon bisedimet me Eriksen, dëshiron të pres deri në fund të sezonit

14:59 | 29 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Manchester United nuk dëshiron transferimin e mesfushorit të Tottenham, Christian Eriksen në afatin e janarit, pasi shpreson ta transferojë në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Danezit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ka refuzuar disa herë kontratën e re me Spurs, me dëshirën për një sfidë tjetër, transmeton portali arbresh.info.

Eriksen është i gatshëm të nënshkruajë kontratë me ndonjë klub në janar pastaj të transferohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Që një kohë të gjatë në garë për Eriksen janë, Manchester United, Juventus, Bayern Munich dhe Real Madrid.

“Djajtë e Kuq” për këtë të fundit janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro dhe sipas Daily Telegraph, dëshirojnë të presin deri në fund të sezonit, pastaj të provojnë të transferojnë yllin e Danimarkës.

Disa raportime thonë që 27-vjeçari mund të transferohet në “Santiago Bernabeu” duke u shkëmbyer me sulmuesin Gareth Bale./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme