Manchester United ka hapur bisedimet me mesfushorin e Wolves, Ruben Neves.
“Djajtë e Kuq” dëshirojnë përforcimin e mesfushës, pasi nuk janë në formën më të mirë të mundshme, transmeton portali arbresh.info.
Lëndimi i mesfushorit, Paul Pogba ka bërë të këtë efekt te mesfushorët Andreas Pereira, Fred dhe Nemanja Matic, ndërsa largimi i Ander Herreras ishte humbje e madhe gjithashtu.
Sipas Goal, gjiganti anglez është duke provuar të transferojë portugezin në afatin dimëror.
Neves ka shkëlqyer në Premierë Ligë këtë sezon duke shfaqur kualitetin e tij.
Vlera e 22-vjeçarit në Transfermarket prek shifrën prej 45 milionë euro, por Wolves mund të kërkojnë më shumë./arbresh.info.
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...