United gati ofertën e parë për Christian Eriksen

10:44 | 10 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Manchester United është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen.

Eriksen është në formë të shkëlqyer, mirëpo kërkon një sfidë tjetër andaj ka refuzuar disa herë kontratën nga Spurs, transmeton portali arbresh.info.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit, andaj Tottenham po shpreson ta shesë në mënyrë që të fitojë para dhe mos ta humbasë lojtarin si lojtar i lirë.

Eriksen është në Tottenham që nga viti 2013 kur u transferua në Ajaxi.

27-vjeçari ishte afër transferimit në Real Madrid gjatë afatit veror, mirëpo klubet nuk arritën marrëveshje.

Në garë për Eriksen është edhe Juventus, Bayern Munich dhe PSG./arbresh.info.

Të ngjashme