Manchester United ka marrë fitore të vështirë sonte në Londër kundër Fulhamit për t’u kthyer në krye të Premier Ligës dhe lënë pas Manchester City dhe Leicester City por edhe Liverpoolin. Pogba ishte heroi i kësaj ndeshje pasi që shënoi golin e fitores për Djajtë e Kuq.
Manchester United e ka rimarrë kreun e Premier Ligës pasi që ka shënuar fitore sonte në Londër kundër Fulham.
Kështu, United ka rimarrë vetën pas barazimit në Anfield në vikendin e kaluar derisa tani prin në krye të tabelës me 40 pikë.
Fulham e nisi më mirë këtë takim ku shënoi që në minutën e 5-të te ndeshjes. Lookman do të shënonte pas një kundërsulmi të shpejt të vendasve për të shënuar gol.
United do të kthehej shpejt në lojë pasi që ishte Edinson Cavani që barazoi rezultatin në minutën e 21-të.
Në pjesën e dytë United ishin më të mirë dhe vazhdimisht sulmoi në drejtim të portës së londinezëve.
Goli erdhi në minutën e 65-të dhe ishte një gol i bukur i shënuar nga Paul Pogba.
Në minutat e mbetur Fulham nuk arriti që të bëjë më shumë dhe në fund United fiton për të kaluar kështu në vendin e parë të Premier Ligës angleze me 40 pikë.
Në vendin e dytë janë Manchester City dhe Leicester City që kanë nga 38 pikë kurse Liverpool është në vendin e katër me 34 pikë por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar që luan nesër kundër Burnleyit në Anfield. /GazetaExpress/
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...