Manchester United nuk arriti të shfrytëzojë gabimin e Juventusit në Bern ndaj Young Boysit, duke lejuar të mposhtet me rezultat 2-1 nga Valencia dhe duke mbetur kështu në vendin e dytë.
Mourinho vuri në dispozicion ekipin e tij jo më të mirë, një kombinim i startuesve dhe rezervistëve.
Kjo nuk pati sukses, pasi Valencia në secilin moment të takimit ishte e papërmbajtshme.
Pas vetëm 17 minutash lojë ishte Soler ai që shënoi për 1-0 dhe gëzimin e tifozëve vendas.
Me të filluar pjesa e dytë Valencia shënoi edhe golin e dytë.
Autor ishte mbrojtësi i Unietdit, Phil Jones (47′), duke realizuar për 2-0 dhe fitoren e thellë të vendasve.
Deri në fund të takimit United gjeti golin e ngushëllimit me anë të Marcus Rashford (87′) për rezultatin përfundimtar 2-1.
Valencia kështu mbyll grupin në vendin e tretë me tetë pikë dhe vazhdon garat në Europa League kurse Manchester United mbetet në vendin e dytë me 10 pikë, dy më pak se lideri Juventusi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...