Manchester United e ka mundur me rezultat 4-1 Basaksehir për të marrë fitoren e tretë nga katër ndeshje në Ligën e Kampionëve. Fitore ka shënuar edhe PSG por tepër të vështirë kundër Leipzig në Paris
Manchester United-Instanbul Basaksehir 4-1
Manchester United e ka përfunduar ndeshjen që në 45 minutat e parë kundër Basaksehir në Old Trafford ku shënoi tre gola. Bruno Fernandes shënoi dy golat e parë, të parin në minutën e 7-të dhe 19-të. Goli i tretë për United erdhi nga penalltia dhe e shënoi Marcus Rashforde. Me rezultat 3-0 përfundoi edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Basaksehir u mundua të kthehet në lojë dhe shënoi gol në minutën e 75-të me anë të Turuc. Krejt në fund United do të shënonte gol me Daniel James për t’i dhënë fund këtij takimi. Me këtë fitore, United ka 9 pikë në vendin e parë, kurse 6 pikë ka PSG në vendin e dytë, aq sa ka edhe Leipzig në të tretin. Basaksehir ka 3 pikë dhe është në vendin e fundit.
PSG-Leipzig 1-0
PSG ka arritur fitore të vështirë kundër Leipzig në Parc des Princës. I vetmi gol në këtë ndeshje u shënua në minutën e 11-të me anë të Neymar nga penalltia. Ky gol vjen me kthimin e Neymar që i ka munguar PSG-së për shkak të një lëndimi. Leipzig luftoi shumë deri në fund të ndeshje që s’paku ta nxirrte një barazim por nuk ja doli. Kjo është një fitore e rëndësishme e PSG, pasi që me të ata mund të rrisin shanset për t’u kualifikuar tutje. Nga katër ndeshje PSG ka dy humbje dhe dy fitore. /GazetaExpress/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë