Google ADS

United barazon me Southamptonin

16:59 | 22 Gusht 2021
KRG

Manchester United ka barazuar me rezultat 1-1 në stadiumin e “Dritave” në Southampton. Fred (30)  shënoi autogol në pjesën e parë kurse në pjesën e dytë barazoi Greenwood (54) për Manchester United

Pas fitores spektakulare kundër Leeds, Manchester United ka barazuar sonte kundër Southampton në ndeshjen e tyre të dytë në Premier Ligë.

Rasti i parë në këtë ndeshje u shënua në minutën e 7 të ndeshjes ku rrezikoi Manchester United me Lindelof. Mbrojtësi bëri një goditje të mirë me kokë por topi përfundoi jashtë portës.

Deri në minutën e 30-të United e dominoi ndeshjen por ishte Fred i Manchester United që do të shënonte autogol për ta zhbllokuar këtë sfidë.

United pati mundësinë që ta barazonte këtë ndeshje në minutën e 45-të të ndeshjes por goditja e Matic përfundoi pak mbi portë dhe rezultati mbeti 1-0 në dobi të Sothampton.

United e filloi furishëm takimin dhe në minutën e 48-të Salisu preku topin me dorë por gjyqtari nuk mendoj se kjo ishte penallti.

Goli i barazimit do të vinte në minutën e 55-të pas një aksioni të gjatë të Manchester United ku Paul Pogba pasoi të Mason Greenwood. Ky i fundit goditi topin i cili përfundoi në rrjetë dhe rezultati u barazua.

Video

Pogba e pati një mundësi të mirë për të barazuar në minutën e 60-të por ishte i pafat pasi që topi përfundoi jashtë. United vazhdoi sulmet dhe Greenwood ishte afër për të shënuar me kokë por topi devijohet jashtë në minutën e 65. Një minutë më vonë Bruno Fernandes do të sulmonte përsëri por që McCarthy shkon zhagazi dhe arrin ta bllokojë goditjen e tij.

Pas minutës së 75-të, United ra shumë nga loja dhe Adam Armstrong ishte shumë afër për të shënuar poqëse nuk do të reagonte David de Gea për ta shpëtuar portën e tij.

Pas xhiros së dytë United është në vendin e katër në Premier Ligë me 4 pikë derisa Southampton merr pikën e parë këtë sezon në garën elitare të Anglisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme