FIFA dhe presidenti i saj Gianni Infantino kanë marrë një kërcënim të hapur nga Unioni i Lojtarëve dhe Ligat Botërore, ku përfshihet edhe Premier League që të heqin dorë nga zhvillimi i Botërorit të Klubeve në verën e vitit të ardhshëm në periudhën qershor-korrik.
Kjo kërkesë vjen si pasojë e mbingarkesës së futbollistëve ndërsa u theksua se FIFA merr vendime të cilat i shkojnë për shtat vetëm kësaj organizate pa menduar për pasojat dhe të gjithë profesionistët që preken nga këto vendime.
Në letrën paralajmëruese dërguar FIFA-s, Unioni i Lojtarëve dhe Ligat Botërore bëjnë të ditur se nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh atëherë do të kalohet te masat ligjore. Madje, dy organizatat që kanë një bashkëpunim, Unioni i Klubeve dhe Ligat Botërore bëjnë të ditur se tashmë kanë nisur të konsultohen me avokatë sa i takon kësaj çështje.
Mbetet për t’u parë nëse FIFA do të reflektojë para kësaj kërkese, teksa FIFA nga ana e saj, e ka reklamuar Botërorin e Klubeve si një zhvillim të madh dhe shumë fitimprurës për futbollin./Ss
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...