Fundi i sezonit do të përcaktojë fatin e Max Allegrit me Juventusin. Tifozët e bardhezinjve janë lodhur me futbollin e mërzitshëm të teknikut nga Livorno, dhe shpresojnë që klubi të ndajë rrugët me të në verë.
Një gjë të tillë uron edhe Federico Chiesa, i cili ka prishur raportet me trajnerin. Sulmuesi italian ka kontratë me Juven deri në 2025. Rinovimi po mungon. Dhe mungesa e firmës lidhet edhe me Allegrin.
GDS raporton se Chiesa ua ka bërë të qartë drejtuesve se nëse trajneri konfirmohet, atëherë ai do të kërkojë largimin nga Torino. Për të nisur një tjetër aventurë, ndoshta larg Serie A.
Përndryshe mund të rinovojë për të vijuar aventurën me rekordmenët e futbollit italian. 26-vjeçari, pjesë e “Zonjës” prej tetorit të vitit 2020, ka shënuar 30 gola deri tani me bardhezinjtë.
Juventusi siguroi të martën kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë. Skuadra e Allegrit do të sfidojë fituesin e çiftit Atalanta-Fiorentina./Ss
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...