Capital T dhe Mozzik kanë hedhur e kanë pritur gjithë këto kohë thumba ndaj njëri-tjetrit në distancë. E gjitha nisi nga një “freestyle” i Capital T tek emisioni i Meriton Mjekiqit, ku në një frazë reperi u shpreh, “Ma reper se ti është Lori” dhe kjo u përkthye si një diss ndaj Mozzik.
Më pas “konflikti” u zhvendos në rrjetet sociale, ku Loredana hoqi Capital T nga lista e personave që ndiqte kurse ky i fundit dhe Mozzik kanë postuar një sërë statusesh që u dukën si kundërpërgjigje për njëri-tjetrin.
Ndërkohë kur u pyet nga ndjekësit në Instagram nëse freestyle i tij ishte diss, Capital T u shpreh: “Thashetheme” shoqëruar me figurën e një emoji duke qeshur me lot.
Nga ana tjetër Mozzik është shprehur se të gjithë e njohin si një djalë të qetë dhe nuk ka pasur kurrë probleme me kolegët në muzikë. Duke mos përmendur emra, por duke nënkuptuar se fjalën e kishte për Capital T, Mozzik u shpreh se ai nuk njihet për bukurinë, muskujt apo makinat e shtrenjta, por për muzikën e tij.
“Unë njihem që jam një djalë i urtë, pa marrë parasysh atë botën e muzikës, të hip hopit. Më duket pak absurde çështja e koelgëve. Deri më sot i kam pasur punët mirë me të gjithë dhe i kam akoma. Qasja e artistëve të tjerë pas suksesit është pak e kuptueshme, sepse është biznes. Ndoshta dikë e kam bërë nervoz, ndoshta dikujt ja kam prish tripat, por me punë arrihet gjithçka. Unë i respektoj të gjithë. Ju uroj sukses të gjithëve. Unë nuk i përcjell diss-at.
Është më shumë se absurde ta bëj një diss dikush e në të njëjtën kohë me të dhënë dorën live e të të respektoj live dhe pastaj të shkojë të flasë diçka që s’është artistike për mua. Diss-at kanë qenë gjithmonë pjesë e hip hopit, por duhet të gjesh diçka kur ke problem me dikë jo se të teket ty të shash Mozzik, se Mozzik si ka bërë asgjë askujt. Unë nuk e kam primare të merrem me dikë. Mua njerëzit nuk më njohin që jam i bukur, nuk më njohin që jam muskuloz, nuk më njohin që kam lekë, nuk më njohin që kam makina. Mua njerëzit më njohin që bëj muzikë të mirë. Ti mos më shaj mua, shaj talentin tim. Por është zgjedhja e artistëve, por me mua është më mirë që artistët t’i kenë punët mirë se nuk i dihet jetës”, u shpreh Mozzik./Arbresh.info/
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...