Vladimir Klitschko ka përsëritur dëshirën e tij për të luftuar për Ukrainën pas pushtimit nga Rusia, duke thënë “Unë jam ukrainas dhe jam një luftëtar”.
Përpara pushtimit të Rusisë javën e kaluar, ish-kampioni i peshave të rënda iu bashkua ushtrisë së Ukrainës dhe sapo filluan pushtimet, vëllau i tij Vitali, kryebashkiaku i Kievit, konfirmoi se edhe ai do t’I bashkohej ushtrisë, shkruan sky, transmeton portal arbresh.info
“Forca jonë më e fortë është vullneti dhe dëshira për të jetuar në një vend të lirë dhe ne kemi zgjedhur drejtimin ku duam të shkojmë”, tha ai për skusport.
“Ne jemi vend europian dhe duam që të sigurohemi që vlerat tona do të zbatohen drejt në shoqëri dhe askush tjetër nuk do të vendos për ne se si do të jetojmë. Është kaq e çuditshme të dëgjosh shpërthime në një qytet ditë pas dite dhe të shtëna dhe të shohësh të gjitha imazhet anembanë vendit ku njerëzit vuajnë”, shtoi ai.
“Kievi është pranë një ngjarje katastrofike humanitare, prandaj çdo orë vlen”, shtoi ai.
Forcat tokësore ruse janë shumë afër Kievit, kanë raportuar mediat ndërkombëtare./arbresh.info/
https://twitter.com/SkySportsNews/status/1498389163477016587?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498389163477016587%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnews.sky.com%2Fstory%2Fukraine-russia-war-latest-news-putin-nuclear-deterrent-invasion-belarus-live-updates-12541713
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi