Google ADS

“Unë festova si Pogba, lojtari im i preferuar” – Thuram pasi shënoi golin e parë me fanellën e Juventusit

09:52 | 3 Nëntor 2024
E.H

Juventus mori një fitore të sigurt 2-0 ndaj Udineses në kuadër të javës së 11-të të Serie A.

Ndonëse Khephren Thuram teknikisht nuk e shënoi golin– gjuajtja e tij u kthye nga shtylla dhe u fut si autogol pasi preku shpinën e portierit.

Ai golin ia dedikoi Paul Pogbas, i cili aktualisht po vuan dënimin për doping dhe do të jetë jashtë fushave deri në mars.

“Oh, a ishte autogol. Nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që ne fituam. Unë festova si Pogba, lojtari im i preferuar. Mundohem të luaj si ai dhe sot e bëra për të festën”, deklaroi Thuram.

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta gjithashtu e vlerësoi performancën e Thuramit si shumë të mirë.

“Më pëlqeu shumë loja e tij, ishte shumë e plotë. Ai ishte i vëmendshëm në fazat e mbrojtjes dhe kishte shumë cilësi në sulm. Ai është një djalë interesant dhe shënoi një gol të mrekullueshëm sot, por e gjithë paraqitja ishte e shkëlqyer”, deklaroi Motta.

Khephren Thuram është djali i vogël i legjendës së Juventusit, Liliam Thuram. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme