Trajneri spanjoll, Unay Emery, ka konfirmuar se do të jetë trajner i Arsenalit në ëebsite e tij zyrtar.
Tekniku spanjoll është i pa punë, pas largimit nga Paris Saint – Germain në fund të këtij sezoni që përfundoi.
Emery këtë sezon fitoi Ligue 1 dhe kupën e Francës, por dështimi në Ligën e Kampionëve i kushtoi me punë.
Tashmë, ai është kandidati më serioz për ta zëvëndësuar francezin Arsene Wenger në Emirates Stadium.
Ende nuk ka asgjë zyrtare nga klubi londinez, të cilët ishin shumë afër të arrinin marrëveshje me Mikel Artetan, por Emery ka postuar diçka speciale për tifozët e Arsenalit.
“Krenar që jam pjesë e familjes së Arsenalit” shkroi Emery në një fotografi të postuar në ëebsite, në të cilën nuk mungoi nënshkrimi i tij.
Emery ishte trajner i Sevillas, klub me të cilin ka fituar tri herë rresht Europa League. /arbresh.info/
KD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione