Zëvendësimet e hershme kanë qenë një karakteristikë kryesore në epokën e trajneri Unai Emery dhe ata kanë pasur dukshëm ndikim.
Në fakt, zëvendësimet e Arsenalit kanë kontribuuar me gola dhe asistime më shumë se te çdo skuadër tjetër në Premierë Ligë këtë sezon, por a ka qenë kjo një mënyrë e trajnerit të “Topçinjve”?
“E kam mësuar në Spanjë me një trajner, Javi Iruretan”, ka thënë Emery për faqen zyrtare, transmeton portali arbresh.info. “Ai është trajnuar në Deportivo La Coruna dhe ka pasur një karrierë të madhe si trajner”
“Kur ai ishte trajneri im, ai na thoshte: ‘Kur unë bëjë një ndryshim atëherë e bëjë sepse dua ndryshim. Ndoshta është pozitiv, ndoshta është negativ por është një ndryshim’”
“Kjo ishte ideja e parë që e mora dhe e bëjë këtë në mendjen time. Në skuadrat e tjera që kam udhëhequr, disa kritikë ndaj meje kanë thënë se unë kam bërë ndryshime zakonisht shumë vonë. Këtu për shembull mua më thonë se unë bëjë ndryshime zakonisht shpejtë”
“Varet nga momenti, se si është duke shkuar ndeshje, por një situatë me të cilën jemi duke u përballur këtu është se në pjesën e parë në nuk mund të përfundonim me fitore në 15 ndeshje në Premierë Ligë. Kjo është një arsye pse unë kam nevojë të bëjë ndryshe”
Rivali i ardhshëm i Arsenalit është Huddersfieldi dhe takimi zhvillohet të shtunën nga ora 16:00./arbresh.info/
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...