Unai Emery ka lavdëruar Granit Xhakën për aftësitë e tij drejtuese pas konfirmimit të mesfushorit shqiptar si kapiten i ri i Arsenalit.
Reprezentuesi i Zvicrës ka bartur tashmë gjashtë herë shiritin këtë sezon dhe do të mbështetet nga Pierre Emerick Aubameyang, Hector Bellerin, Alexandre Lacazette dhe Mesut Ozil si anëtarë tjerë drejtues të grupit, transmeton portali arbresh.info.
Por, pse trajneri i Arsenalit beson se Xhaka ishte lojtari më i mirë për këtë punë?
“E para, ai është i pjekur dhe ka eksperiencë dhe ne të gjithë jemi duke jetuar gjatë gjithë kohës nën presion dhe me kritika si trajnerët, lojtarët ashtu edhe klubi”, ka thënë fillimisht Emery. “Gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë lartë në çdo moment, të vazhdojmë përpara dhe për të është që të shfaq kualitetin, sjelljet dhe përkushtimin e tij në dhomën e zhveshjes me lojtarët që e votuan atë të parin”
“I besoj dhe kam besim tek, ai është një njeri i mirë, një profesionalist i mirë dhe një lojtar i mirë. Nganjëherë ai ka bërë gabime, po, por gjëja më e rëndësishme është për të analizuar, për të mësuar dhe për t’i rregulluar këto në të ardhmen”
“Sfida e tij dhe sfida jonë është të ndryshojmë atë mendim dhe mbi të gjitha, të shfaqim personalitetin dhe të përmirësohemi në çdo ndeshje dhe na duhet ndihma e tij në çdo kohë. Ndeshja e parë është të hënën në Manchester United”, përfundon Emery./arbresh.info/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...