Ishte i trajneri i Arsenalit, Unai Emery mund të jetë trajneri i ri i Fiorentinës.
Emerys i është ofruar stoli i Evertonit para Carlo Ancelottit, por tekniku spanjoll nuk e pranoi sepse në atë kohë sapo ishte shkarkuar nga “Topçinjtë”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, raportimet e Corriere dello Sport thonë se Emery është në konsideratën e Fiorentinës.
Presidenti i klubit italian, Rocco Commisso është duke konsideruar të gjitha opsionet për sezonin e ardhshëm, kurse Emery shihet si zëvendësuesi adekuat i Beppe Iachini.
Për Emery thuhet se ka interesim edhe klubi spanjoll, Atletico Madrid nëse vendosin ta shkarkojnë Diego Simeone./arbresh.info.