Trajneri i Arsenalit, Unai Emery thotë se lojtarët i besojnë kapitenit të ri – Granit Xhakës, i cili së fundmi ka pranuar shumë kritika.
Reprezentuesi i Zvicrës ka bërë 141 paraqitje për “Topçinjtë” qysh pasi iu bashkua atyre nga Borussia Monchengladbachi, transmeton portali arbresh.info. Këtë sezon, 27-vjeçari nuk ka qenë në formën e tij më të mirë dhe ka pranuar një numër të madh kritikash për performancat e tij në fushë.
Pavarësisht kësaj, Emery ka vendosur për të emëruar Xhakën kapiten të përhershëm dhe ka thënë se lojtarët i besojnë atij. Duke folur për Sky Sports, trajneri i Arsenalit ka thënë:
“Ata [lojtarët], me votën e tyre, i kanë dhënë atij besim dhe unë gjithashtu i kam dhënë atij besim pas kësaj. Tani, me gjëra të vogla ose të mëdha, ne do të punojmë individualisht dhe kolektivisht për të qenë të fortë”
“Gjithashtu për t’iu shfaqur tifozëve tanë, për të shfaqur mënyrën tonë se si mund të jem të fortë me gjithë lojtarët dhe këtë kapiten. Unë gjithashtu kam besim të madh dhe besoj në çdo lojtar, kapitenin [dhe të tjerët] sepse unë mendoj se në dhomën e zhveshjes kemi frymëzim të mirë”
Duke marrë parasysh mbështetjen nga trajneri i tij dhe bashkëlojtarët, Xhaka me gjasë do të jetë në gjendje të mirë para ndeshjeve të ardhshme ku do të ketë nevojë për t’i heshtur kritikët.
Arsenali aktualisht qëndron në pozitën e katërt në tabelën e Premierë Ligës dhe shpreson të siguroj tri pikë nesër në përballjen ndaj Bournemouthit./arbresh.info/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...