Unai Emery refuzoi Newcastle United sepse klubi donte të fuste një klauzolë në kontratën e tij që do ta shihte atë të shkarkuar nëse ata do të binin nga liga.
Ish-trajneri i Arsenal dhe Paris Saint-Germain dukej se do të ishte kandidati kryesor për të zëvendësuar, Steve Bruce, pasi pronarët e rinj të klubit e shkarkuan atë menjëherë pas marrjes së drejtimit.
“Magpies” thuhet se po paguanin 6 milionë funte në kompensim për Villarreal për të siguruar shërbimet e tij, por sipas “The Mirror”, Emery u “ftoh” sepse nuk ishte dakord me klauzolën kyçe.
Emery ishte objektivi kryesor i Newcastle për vendin e lirë të menaxherit, por ai u tha gjithashtu se ishte i pakënaqur me mënyrën se si u zbulua historia.
Edhe pse mirënjohës për mundësinë e dhënë, Emery deklaroi angazhimin e tij për të qëndruar me “The Yellow Submarine”.
Në një postim në Instagram, ai tha:”Pavarësisht se sa zhurmë kishte dje në një vend tjetër, kishte transparencë dhe besnikëri brenda Villarreal dhe familjes Roig (pronarëve të klubit) dhe stafit të tyre”, filloi tekniku spanjoll.
“Ky është maksimumi për mua dhe kjo është më e rëndësishmja për mua. Villarreali është shtëpia ime dhe jam 100 për qind i përkushtuar të qëndroj këtu”.
“Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen që më kanë treguar gjithmonë”, tha ai.
Pasi dështoi çështja e emërimit të Unai Emery, ish-trajneri i Bornemouth, Eddie Howe pritet të emërohet trajner i Newcastle.
Ai ka mbetur pa punë që kur dha dorëheqje nga “Cherry” në fund të edicionit 2019/20.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit