Ish trajneri i Arsenal-it, Unai Emery është kandidati potencial që në sezonin e ardhshëm të jetë në stolin e AC Milan.
E ardhmja e trajnerit momental, Stefano Pioli është në dyshime, pavarësisht që është në kreun e “Rosonerëve” që disa muaj, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sky Sport Italia, Emery është kandidati kryesor i gjigantit italian dhe një gjë të tillë do planifikojnë ta bëjnë fal Ivan Gazidis, i cili e ka punësuar Emery-n te Arsenal.
Mirëpo, në nëntor të vitit që lamë pas, tekniku spanjoll u shkarkua nga posti i “Topçinjve” shkaku i rezultateve negative, ndërsa është duke kërkuar klubin e radhës.
Milan është munduar edhe më herët ta sjellë Emery në “San Siro” me saktësisht në vitin 2016, por nuk ia dolën, andaj ëndrrën planifikojnë ta plotësojnë këtë vit.
Pos Emery, Milan është i lidhur me ish trajnerin e Inter-it, Luciano Spalleti./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...