Trajneri i Arsenalit, Unai Emery duhet të nxjerrë më të mirën nga Mesut Ozil ose rrezikon të shkarkohet ashtu si Jose Mourinho në Manchester United.
Kështu mendon legjenda e Liverpoolit dhe analisti në Sky Sports – Steve McMahon, transmeton portali arbresh.info.
Mesut Ozili nuk është pjesë e planeve në Arsenal qysh pasi Emery zëvendësoi francezin Arsene Wenger si trajner verën e kaluar.
Fituesi i Kampionatit Botëror me Gjermaninë është përfituesi më i madh në klub për shkak se thuhet se merr 350 mijë funta në javë. Megjithatë, ai ka luajtur vetëm një herë në Premierë Ligë qysh pas “Boxing Day” në barazim kundër Brightonit.
Ozil ka pasur problem me sëmundje dhe lëndime, por është lënë jashtë edhe për arsye taktike.
McMahon thotë se kjo nuk është e pranueshme nga Emery dhe se trajneri duhet të përpiqet për të nxjerrë më të mirën nga 30-vjeçari.
Ai pretendon gjithashtu se Mourinho ishte shkarkuar nga United për arsye të ngjashme në dhjetor, transmeton portali arbresh.info.
“Kur ju keni lojtarë të klasit botëror, gjë që padyshim se ai është, ju duhet të luani me të dhe të gjeni një mënyrë për të nxjerrë më të mirën nga ai”, ka thënë McMahon. “Kjo është arsyeja pse ju jeni trajner, kjo është arsye pse Jose Mourinho u shkarkua për shkak se nuk nxjerri më të mirën nga lojtarët e Manchester United”
“350 mijë në javë? Ju duhet të nxjerreni më të mirën nga ju. Dhe kjo është puna juaj”
“Ju nuk mund të thoni se ai nuk ishte përforcim i imi dhe t’i lëni këtë Wengerit, ju duhet të përballeni me këtë”
Ozil mund të rikthehet në skuadrën e Arsenalit për ndeshjen në Evropa Ligë kundër BATE Borisov mbrëmjen e së enjtes./arbresh.info/
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...