Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është përkrahur për shitjen e Granit Xhakës në janar nga analisti në Sky Sports – Charlie Nicholas.
Xhaka është lënë jashtë skuadrës së Arsenalit në tri ndeshjet e fundit dhe i është hequr titulli i kapitenit pas reagimeve të ashpra ndaj tifozëve në Emirates së fundmi, transmeton portali arbresh.info.
Nicholas beson se Emery duhet të heq dorë nga Xhaka sa më shpejtë që është e mundur pas veprimeve të tij.
“Reagimi i tij ishte plotësisht jashtë normales”, ka thënë Nicholas për Sky Sports.
“Ai është një problem i vogël sa i përket madhësisë së klubit dhe tifozët kanë drejtë për të shfaqur opinionin e tyre edhe nëse kanë të drejtë apo gabohen, kjo është e hapur për debat”
“Xhaka nuk mund të luaj. Nuk mendoj se do të luaj për Arsenalin sërish dhe mendoj se do të largohet në janar. Kështu besoj me të vërtetë. Sjellja e tij ishte shumë e papranueshme”
“Xhaka nuk mund të jetë në bankinë dhe të nxehet para tifozëve sepse ata nuk mendojnë se ai është zemërhapur, ai është duke e ndier këtë për ne dhe është duke punuar për ne”
“Ai nuk dëshiron të jetë këtu më dhe Arsenali tani duhet të marrë një vendim. Mendoj se ky vendim do të merret dhe ai do të largohet”
“Ai është 28 vjeç dhe dikush do të vije pas tij në janar. Më pas të gjithë mund të thonë lamtumirë dhe faleminderit shumë”
AC Milani besohet të jetë i interesuar për transferimin e Xhakës, i cili iu bashkua “Topçinjve” në vitin 2016./arbresh.info/
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...