Trajneri i Arsenalit, Unai Emery beson se skuadra e tij është duke iu afruar skuadrave si Manchester City, Liverpooli dhe Chelsea.
“Topçinjtë” siguruan një barazim 1 me 1 ndaj Liverpoolit në Emirates mbrëmjen e së shtunës, transmeton portali arbresh.info. Supergoli nga Alexandre Lacazette mohoi golin e epërsisë nga James Milner dhe ata tani janë 14 ndeshje të pamposhtur brenda të gjitha kompeticionet me 12 fitore dhe 12 barazime.
Arsenali ka rënë në pozitën e pestë në Premierë Ligë pas fitores së Tottenhamit me rezultat 3 me 2 ndaj Wolves në Molenieux.
Megjithatë, Emery insiston se paraqitja e skuadrës së tij vërteton se ata janë afër klubeve të mëdha në Premierë Ligë.
“Premierë Liga është kompeticioni i parë për ne”, ka thënë ai. “Kjo na jep neve rregullusi të madhe për sezon – 38 ndeshje”
“Është shumë e rëndësishme kur ju luani kundër Cityt, Chelseat dhe Liverpoolit dhe nëse ju fitoni është më mirë”
“Por, ndeshjet e tjera janë të rëndësishme gjithashtu sepse tri pikë janë të njëjta si kundër Liverpoolit apo Crystal Palaces apo javën e ardhshme kundër Wolves”
“Sot ishte vetëm test, ne jemi kundër një skuadre si Liverpooli”
“Ndoshta pas Manchester Cityt dhe Chelseas, sot ne jemi më afër këtyre skuadrave, por ne kemi nevojë për këtë kualitet në çdo ndeshje. Çdo ndeshje është e rëndësishme”
Emery më pas ka lavdëruar anësorin Alex Iwobi për ndikimin e tij në ndeshje pas nigeriani shërbeu me asist menjëherë pas inkuadrimit në fushë./arbresh.info/
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...