Trajneri i Villarrealit, Unai Emery, pretendon se ka një motiv shtesë për të eliminuar Liverpoolin nga Liga e Kampionëve, sepse Reds po luajnë futbollin e tyre ‘më të mirë’ ndonjëherë.
Nëndetësja e Verdhë do të përballet me skuadrën e Jugen Klopp në gjysmëfianelne dytë të Champions League, me ndeshjen e parë në Anfield që vjen të mërkurën mbrëma.
Përpara ndeshjes, Emery zbuloi se kjo skuadër e Liverpoolit është me e lartë se ato me të cilat përballej si trajneri i Arsenalit.
“Mbaj mend përvojat e mia kundër Liverpoolit në Anfield si sfidues”, tha Emery.
“Unë e njoh punën e bërë dhe identitetin e krijuar nga Klopp, i cili që atëherë është përmirësuar më tej”.
“Unë e shoh këtë si një motiv shtesë për mua, që të mundohem të mposhtim Liverpoolin më të mirë ndonjëherë. Për këtë do të na duhet të tregojmë versionin tonë më të mirë”.
Villarreali ka eliminuar tashmë Juventusin dhe Bayern Munchen në rrugën e tyre për në katërshen e fundit dhe e di se një tjetër vrasje gjigante do t’i bëjë ata të arrijnë në finale e tyre të parë të Ligës së Kampionëve.
“Ne e meritojmë të jemi këtu. Çdo skuadër që është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve është aty sepse e meritojmë të jemi”, shtoi Emery.
“Liverpool e di se ne kemi një prani të madhe evropiane, që kemi mundur të eliminojnë dy skuadra të mëdha. Ata e dinë se nuk do të jetë e lehtë”.
“Kjo është skuadra më e mirë e Liverpoolit që mund të kujtojmë. Ata do të ndihen si favorit, sigurisht, por do të kenë respekt për ne”.
“Ne përballemi me një sfidë më të madhe se më parë. Faktori surpirzë nuk është më aty. Ata janë favoritët numër një për të fituar këtë kompeticion. Skuadra është një pasqyrë e trajnerit të tyre, Jurgen Klopp, për sa i përket lojës me gëzim, me entuziazëm. Ata janë në momentin më të mirë”, përfundoi ai./Arbresh.info
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?