Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është i bindur që Granit Xhaka do të përmirësohet edhe më shumë në klub.
Trajneri i ri i “Topçinjve” ka lavdëruar mesfushorin kosovar që tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij te klubi në veri të Londrës, transmeton portali arbresh.info.25-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje “afatgjate” së fundmi pasi mungoi në vetëm një ndeshje të sezonit të kaluar në Premierë Ligë.
“Jam i kënaqur”, kishte thënë Emery pas rinovimit të kontratës nga Xhaka. “Ai është një anëtar i rëndësishëm i skuadrës dhe është ende i ri, prandaj do të jetë në gjendje që të zhvillohet edhe më shumë”
“Shpresoj që të ketë një Kampionat Botëror të suksesshëm me Zvicrën dhe të kthehet i gatshëm për sezonin e ri”
Atij i është bashkuar reprezentuesi zviceran Stephan Lichtsteiner në Emirates këtë verë./arbresh.info/
GERB fiton zgjedhjet në Bullgari
Juve po ‘lufton’ për titull të kampionit, thotë Motta
Thotë se nuk e di kur është shpallur Pavarësia e Kosovës – V...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 407 gjoba gjat...
Gjobitet me 310 milionë euro platforma “LinkedIn”
Uji ende nuk mund të përdoret për pije, vazhdon të ketë mang...