Google ADS

Unai Emery i rekomandon Arsenalit transferimin e tre yjeve nga La Liga

15:35 | 2 Qershor 2018
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery i ka rekomanduar skuadrës së tij të re transferimin e tre yjeve nga La Liga.

Buxheti i Arsenali është i limituar pasi ata thyen dy herë rekordin për transfere të klubit sezonin e kaluar pas nënshkrimit me Alexandre Lacazetten dhe Pierre Emerick Aubamayang, transmeton portali arbresh.info.

Si rezultat i kësaj, Emery thuhet se ka identifikuar disa objektiva realiste në Spanjë që Arsenali mund t’i transferoj.

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ thotë se anësori i Villarrealit, Samu Castiellejo, është duke u kërkuar nga Emery që beson se 23-vjeçari mund të jetë efektiv në Premierë Ligë.

Emery ka pyetur gjithashtu për mesfushorin e Real Sociedadit, Asier Illarramendin. Ndërkohë, për departamentin në mbrojtje, trajneri i Arsenalit ka zgjedhur Djene Dakonamin e Getafes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme