Unai Emery i del në mbrojtje Granit Xhakës pas performancës ndaj Man United

08:56 | 1 Tetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka hedhur poshtë sugjerimet se Xhaka “largoi kokën” nga top i goditur nga Scott McTominay që përfundoi në rrjetën e “Topçinjve” gjatë barazimit të së hënës në Old Traffod.

Mesfushori kosovar, i cili është emëruar së fundmi kapiten i ri i përhershëm te Arsenali, dukej se largoi kokën kur goditja e fuqishme e McTominay shkoi në drejtim të tij para se të përfundonte në rrjetën e portierit Leno, transmeton portali arbresh.info.

Analisti Jamie Carragher ishte shumë kritik ndaj kësaj lëvizje duke thënë se teknika e Xhakës për të vendosur duart prapa dhe për të ulur kokën “nuk ishte e duhur”, ndërkohë që një numër i madh tifozësh ishin të pakënaqur gjithashtu me të.

Por, Emery ishte i kënaqur me performancën në përgjithësi të Xhakës në Old Trafford duke thënë se kosovari u rikthye në pozitën e tij dhe madje u përpoq për të bllokuar goditjen.

“Ai u kthye prapa, ai ndoshta ishte i pari në këtë aksion”, ka thënë Emery në konferencën për shtyp pas ndeshjes kur është pyetur për paraqitjen e Xhakës.

“Nuk e kam parë atë veprim [ulje e kokës] por e ka shijuar atë duke vrapuar prapa. Ai ishte perfekt me atë vrapim”

“Ai punoi me shumë përkushtim, ai ishte në fushë me një balancë të mirë, defanziv dhe ofensiv. Sonte, unë mendoj se ai punoi mirë”, shtoi Emery./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme