Unai Emery: Harroni humbjet

19:01 | 26 Prill 2019
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery dëshiron që të gjithë të harrojnë ndeshjet që ata kanë humbur.

“Topçinjtë” pësuan dy disfata të njëpasnjëshme brenda një jave duke u mposhtur nga Crystal Palace dhe Wolves, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, ata janë ende në pozitën e katërt dhe mund të sigurojnë pikë nëse fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura. Gjithçka nis me takimin si mysafirë kundër Leicesterit, një ndeshje të cilën Emery e di se do të jetë shumë e vështirë.

“Tani gjithë fokusi është te çdo ndeshje dhe çdo lojë”, u ka thënë Emery fillimisht gazetarëve në konferencën për shtyp.

“Ne mund të mendojmë për sezonin në përgjithësi. Ne kemi humbur dy ndeshjet e fundit por fokusi jonë duhet të jetë prezent, në ndeshjen e së dielës”

“Nëse ne mendojmë negativisht pas dy disfatave, ne nuk mund të mendojmë pozitivisht para Watfordit dhe Napolit. Çdo ndeshje është një histori e re, çdo ndeshje është një test i ri”

“Të qenurit pozitiv dhe rikthimi i besimit te lojtarët tanë është qëllimi jonë dhe ne duhet të jemi të gatshëm për ndeshjen tjetër”

“Ideja e parë për ne është të rikthejmë besimin tonë. Çdo minutë, orë, ditë dhe javë ne jemi duke punuar dhe duke u stërvitur për një performancë të madhe për të marrë tri pikë”, shtoi Emery./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme