Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi ka një të ardhme në klub pavarësisht faktit se nuk ka bërë ende asnjë paraqitje këtë sezon.
Ish lojtari i Valencias është përfolur shumë për largim gjatë gjithë verës nga “Topçinjtë” pas interesimit të shprehur nga Juventusi dhe AS Monaco, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, asgjë nuk u realizua në fund dhe qendërmbrojtësi vazhdon qëndrimin te “Topçinjtë” të paktën edhe për një vit tjetër.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Emery ka lënë të kuptohet se Mustafi vendosi për qëndrim te “Topçinjtë” këtë verë dhe se është i hapur për të punuar me të ashtu si me lojtarët e tjerë të skuadrës.
“Mustafi vendosi për të qenë këtu dhe kur bëri kështu, për mua ai është një tjetër lojtarë si të tjerët në skuadër. Sigurisht, unë e respektoj vendimin e tij dhe kur ai vendosi, unë kam folur me të dhe i kam thënë ‘për mua ti je në skuadër dhe unë do të punojë me ty ashtu si me lojtarët e tjerë'”, citohet të ketë thënë Emery.
Aktualisht, David Luiz dhe Sokratis janë përzgjedhja e parë në qendërmbrojtje por ka sugjerime se me rikthimin e Rob Holding nga lëndimi, kjo dyshime mund të ndahet./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...