Alex Iwobi do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me Arsenalin, ka konfirmuar trajneri i ri i “Topçinjve” – Unai Emery.
Anësori nigerian pritet të vendos për të ardhmen e tij në klub pas transferimit të shumë përfolur prej 22.5 milionë te Lazio, transmeton portali arbresh.info.
Klubi filloi negociatat rreth marrëveshjes së re në muajin dhjetor dhe tani duket se kanë rënë dakord me lojtarin që ka qenë pjesë e tyre që nga mosha tetë vjeçare.
“Sipas informatave të mia, ai do të nënshkruaj për të vazhduar qëndrimin me ne”, ka thënë Emery në lidhje me 22-vjeçarin.
Iwobi ka realizuar nëntë gola dhe ka krijuar 18 paraqitje brenda 98 ndeshjeve për “Topçinjtë”./arbresh.info/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024