Google ADS

Unai Emery aprovon shitjen e Shkodran Mustafit

22:17 | 5 Shkurt 2019
Arbresh Info

Arsenali ka në plan të dëgjojë ofertat në lidhje me Shkodran Mustafin.

The Telegraph raporton se Mustafi rrallë ka shkëlqyer qysh pasi iu bashkua “Topçinjve” nga Valencia si mbrojtësi i tretë në botë më i shtrenjtë në muajin gusht të vitit 2016, transmeton portali arbresh.info.

Ata shtojnë se tani trajneri i skuadrës angleze Unai Emery është i gatshëm për shitjen e 26-vjeçari në mënyrë për të siguruar fonte që të përforcojë më pas skuadrën me përfundimin e sezonit aktual.

Arsenali është i përgatitur për shitjen e ish qendërmbrojtësit të Sampdorias në merkaton e ardhshme të transferimeve.

Gjendja e vështirë e Mustafit është përkeqësuar tutje nga lëndimit, por ai rregullisht është kritikuar për paraqitjet e tij edhe kur ka qenë në gjendje të mirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme