Drejtues të grupimit ultras të PSG kanë publikuar në rrjetet sociale një mesazh shumë të ashpër kundër “yllit” brazilian Neymar.
Edhe pse emri i sulmuesit fenomenal Neymar nuk lexohet në asnjë prej rreshtave, opinioni i gjerë sportiv është i qartë se kujt i drejtohen shigjetat thumbuese në këtë komunikatë, ku vihen në dukje sjelljet e tij aspak dinjitoze ndaj klubit të Parisit.
Rebelimi i tifozëve ndaj 26-vjeçarit ka si motiv mungesën e respektit që ky i fundit ka shfaqur gjatë këtij sezoni ndaj fanellës së klubit, që bëri investimin më të çmendur në merkato për të.
Është ky mesazhi që “Collectif Ultras Paris”, pra tifozët më të zjarrtë të PSG-së kanë publikuar në mediat sociale:
Pas ndeshjes që la shumë për të dëshiruar ndaj Real Madridit, pas peripecive të një dëmtimi që u menaxhua sërish keq, larg qytetit tonë, dhe pas mungesës së tepruar të respektit ndaj klubit dhe tifozëve, e shfaqur si në fushë ashtu edhe në rrjetet sociale, ne kërkojmë nga lojtarët tanë moderim sjelljesh dhe, mbi të gjitha, respektin e merituar karshi institucionit që përfaqëson klubi i Paris Saint-Germain! Ne kemi qenë dhe do të vijojmë të jemi mbështetësit tuaj më të mëdhenj, por nuk kemi ndërmend te qëndrojmë duarkryq kur nderi i klubit tonë vijon të nëpërkëmbet! Zgjohuni, durimi i popullit kuqeblu është në limit! Allez Paris!”.
Një mesazh me tone të ashpra që nuk lë vend për dyshime se ka si objektiv brazilianin Neymar, që vazhdon të qëndrojë në Brazil.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...