Ultras Skifterat kanë shënuar 20 vjetorin e veprimtarisë së tyre edhe me një këngë.
Grupi zyrtar i tifozëve të skuadrës kosovare KF Gjilani është themeluar në vitin 1999 dhe ka vendosur për të shënuar dy dekadat e ekzistencës me disa aktivitete interesante, shkruan portali arbresh.info.
Dje (19 nëntor) është zhvilluar një ekspozitë me 99 fotografi në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, ndërsa sot (e mërkurë) janë bërë homazhe në nderim të dëshmorëve në Gjilan, Prekaz dhe Koshare.
Përveç kësaj, klubi ka publikuar këtë mbrëmje edhe një këngë me titullin “Krah për krah”.
Për realizimin e këtij projekti është përkujdesur grupi i mirëfilltë shqiptar Jericho.
Skifterat në agjendën e tyre në ditën e nesërme kanë një turne kompetitv në futboll të vogël, pasnesër një aksion mbështetës dhe bamirëse, ndërsa të shtunën zhvillohet mbrëmja festive e përvjetorit në sallën e sporteve./arbresh.info/
Blerim Gjoci për zjarret në Kaliforni: Na erdhi urdhri për e...
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë