Kthimi i mundshëm i Lionel Messit në Barcelonë këtë verë po pritet me padurim nga tifozët e klubit dhe jo vetëm, teksa duket se ka optimizëm në rritje se një marrëveshje mund të arrihet në vazhdim.
Kontrata e argjentinasit me Paris Saint-Germainin skadon në fund të këtij të sezoni, teksa ai ende nuk ka vendosur për të rinovuar me parisienët.
Sipas gazetarit spanjoll, Gerard Romero, Messi i ka kërkuar Barçës që të bëjë gjithçka për transferimin e tij para përfundimit të sezonit.
Ky “ultimatum” i 35-vjeçarit thuhet është sepse ai dëshiron të dijë se ku do të luajë para përfundimit të sezonit, nëse nuk kthehet në “Camp Nou”, do të rinovojë me PSG-në.
Barcelona po përballet me probleme financiare, si dhe me hetime për rastin e e Negreiras. Dhe, nënshkrimi me Messin varet edhe nga ajo se si do t’i kalojë klubi këto situata.
Barcelona pritet të informohet nga UEFA për vendimin e hetimeve më së voni deri në mes të qershorit dhe nëse nuk marrin asnjë ndëshkim, pikërisht nga ai moment do të shpresojnë të sigurojnë nënshkrimin e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”./GE/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...