Mario Balotelli ka marrë ultimatum nga drejtuesit e Nices për t’u pataqitur në stërvitje brenda të mërkurës, në të kundërt nuk do të ketë më asnjë shans për ta vijuar karrierën te kjo skuadër. Sulmuesi italian nuk u paraqit në ditën e parë të stërvitjes, sjellje që nuk i ka pëlqyer aspak stafit teknik dhe drejtuesve.
27-vjeçari dhe menaxheri i tij, Mino Raiola, po studiojnë mundësinë për t’u transferuar në një nje ekip tjetër për një ofertë më të mirë financiare. Për sulmuesin italian ka patur interesim nga Olimpique Marseille, por bisedimet nuk janë konkretizuar ende në një marrëveshje mes palëve, shkruan Supersport.
Presidenti i Nices, Jacques-Henri Eyraud, nuk ka ndërmend ta tolerojë Balotellin, i cili ka dhënë fjalën për të rinovuar kontratën.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...