Kosova do të luajë sonte takimin e radhës në kuadër të kualifikueseve të botërorit “Rusia 2018”.
Përfaqësuesja jonë do të takohet para shikuesve të vetë në Shkodër kundër Ukrainës.
E mediat lokale të këtij shteti kanë analizuar ekipin tonë duke zbuluar dobësitë e të besuarve të Albert Bunjakut.
Në një prej imazheve të publikuar nga portali më i madh sportiv ukrainas “football.ua” shihet se para 16 metërshit të vetë Kosova nuk krijon ndonjë bllok mbrojtës duke i lënë hapësira kundërshtarit.
Po në të njëjtën mënyrë renditen lojtarët tanë edhe në mesfushë duke mos krijuar një katërkëndësh.
Gjithashtu përfaqësuesja jonë lejon ekipet rivale që të sulmojnë lehtësisht edhe nga krahët.
Ndryshe, Kosova dhe Ukraina do të zbresin në stadiumin e blertë të “Loro Boriçit” me fillim në ora 20:45.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...