Premierliga e Ukrainës dhe të gjitha aktivitetet tjera sportive janë ndërprerë për së paku 30 ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin nisi pushim të plotë të Ukrainës.
Liga ishte menduar të rifillonte të premten pas pushimit të saj dimëror, por përmes faqes zyrtare të tyre, njoftuan se fillimi është shtyrë pas futjes së ligjit ushtarak brenda natës nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Tani do të ketë dyshime nëse ndeshje play-off e Kupës së Botës së Ukrainës kundër Skocisë në Glasgow do të zhvillohet siç ishte planifikuar me 24 mars, ndërsa qeveria britanike tashmë ka deklaruar se Shën Petersburg duhet të hiqet si mikpritës i finales së Ligës së Kampionëve më 28 maj./Arbresh.info
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...