Ukraina ka kaluar pritshmërinë e saj.
Këtë e pohoj trajneri i futbolli, Ardian Llumnica në “Evropianin Special” në Klan Kosova, duke komentuar ndeshjen e çerekfinales në mes të Ukrainës dhe Anglisë.
“Ukraina i ka kaluar pritshmërinë e saj sa ka kapacitet këtë e din edhe selektori sepse e kishte potencuar në disa deklaratat e tij dhe është e rëndësishme”.
Llumnica ra dakord me Armend Dallkun kur folën për kushtëzimin që i ndodhi Ukrainës pas ndeshjes që shkoi në vazhdime kundër Suedisë dhe pastaj përballja kundër “tre luanëve”.
“Është e vërtet që është e kushtëzuar aq më tepër kur skuadra kthehet pas vazhdimeve kur vërehet lodhja dhe është e rëndë ndërsa ndeshjen tjetër e ke përball Anglinë dhe e dimë çfarë tempo mban Anglia dhe e dimë çfarë kapaciteteve fizike ka”.
Llumnica shtoi faktin se shumica e lojtarëve të Ukrainës luajnë në liga vendore të cilat kanë dallim me lojtarët e Anglisë që sipas tij luajnë në liga më të forta.
“Lojtarët e Ukrainës shumica prej tyre janë të kampionatit vendor kurse ata anglezë janë të premier ligës. Këto dy kompeticione kanë edhe dallime të mëdha në aspekt fizik shumë të mëdha”, e përfundojë Llumnica.
Ukraina u mposht nga Anglia në çerekfinale me rezultat 0-4.
Anglia do të përballet me Danimarkën më 7 korrik.
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...