Ukraina e ka siguruar një fitore tejet të vlefshme në rrugëtimin e saj për botërorin “Qatar 2022”.
Ata e mposhtën si mysafir Skocinë me rezultat 1:3 me golat e Yarmolenkos, Yaremchuk dhe Dovbyk.
Ndërkaq golin e vetëm për skocezët e realizoi Mc Gregor.
Kështu kombëtarja ukrainase e vazhdon ëndrrën për t’u kualifikuar në kampionatin botëror.
Fitorja e mbrëmshme sjell sado pak gëzim dhe ngrohtësi tek populli i Ukrainës, që përjeton ditë tejet të vështira pas agresionit rus të nisur më 24 shkurt.
Ndeshjen vendimtare Ukraina do ta luajë kundër Wales-it.
Ukraina kishte arritur të kualifikohej në kampionatin botëror të vitit 2006. /arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje