Ujkani: Sot ishte dita e Kosovës

22:21 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kosova dhuroi spektakël në minutat e fundit, duke fituar 4-3 ndaj Letonisë, në miqësoren e parë të luajtur në Kosovë, pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Djemtë tanë kthyen rezultatin katër herë, duke marrë një fitore të madhe falë golit të Besar Halimit në minutën 90.

Gjatë ndeshjes, kapiteni Samir Ujkani u vërshëllye nga tifozët, por ai ka një përgjigje.

“Një ndeshje shumë e vështirë, na dhanë shumë momente të këqija Letonia. Kërkoj falje unë që hëngra dy gola për fajin tim. Një ditë shumë e vështirë për mua. Si grup treguam se mund të vazhdojmë edhe që nuk dorëzohemi kurrë”.

“Falënderoj të gjithë lojtarët për përkrahjen, kur gjithë tifozët më vërshëllenin”.

“Goli i dytë rrëshqita, por për të tretin pse më sulmuar nuk e di. Trajektorja e topit ishte e çuditshme. OK ndodhi kështu, nuk ishte dita ime, por ishte e Kosovës”.

“Kënaqësi për mua që luajë për këtë vend, unë jam i pari që pranojë gabimet. Një pjesë e shikuesve normal që janë nervozuar, por pas ndeshjes më brohoritën, dhe ju kërkoj falje. Jam i lumtur që treguam karakter”, ka thënë Ujkani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme