Ujkani shpreson se ndeshja me Burkina Fason do të zhvillohet në një tjetër stadium, pasi ai ku luajtën me Madagascarin nuk i plotëson kushtet.
Në një intervistë për emisionin “Sportalk” me Vlera Jusufin në T7, kapiteni i “Dardanëve”, Samir Ujkani, haptazi ka thënë se shpresa e tij dhe e djelmoshave të Kombëtares është që ndeshja me Burkina Fason të mos zhvillohet në stadiumin që u zhvillua ajo me Madagascarin, ku Kosova fitoi 1-0 me golin e talentit 18 vjeçar, Edon Zhegrova.
“Nuk e di akoma, nuk e di, besoj që po, por shpresojmë që jo sepse me të vërtet ishte e pamundur për të luajtur futboll”, u përgjigj duke buzëqeshur Ujkani.
“Djemtë kanë qenë fantastik, por (për shkak të fushës) duhet të kishin kujdes për t’iu shmangur dëmtimeve”, shtoi ai
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...