Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, ka thënë se Kombëtarja verdhekaltër duhet të përqendrohet në lojën vet, e cila i solli rezultate pozitive në ndeshjeve të kaluara, kur të përballet me Republikën e Çekisë dhe Anglinë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.
Portieri 31-vjeçar, i cili e kompletoi kalimin te Torino në Serie A në ditën e fundit të afatit kalimtar veror si lojtar i lirë, beson e Kosova do të dalë fituese nëse e përgatit strategjinë e vet duke e dëgjuar trajnerin Bernard Challandes, raporton Gazeta Express.
Ujkani e pranon se ndeshja kundër Republikës së Çekisë, kundërshtarit të drejtpërdrejt për pozitën e dytë në Grupin A kualifikues, do të jetë shumë e vështirë.
“Ka për të qenë një ndeshje shumë e vështirë, pasi Çekia besoj se është kundërshtari më i fortë pas Anglisë dhe e kemi konkurrent për vendin e dytë. Ne duhet të përqendrohemi te loja jonë dhe të çojmë përpara rezultatet pozitive të muajve të fundit. Duhet të dëgjojmë trajnerin dhe të përgatitim strategjinë për të dalë fitues”, tha Ujkani të martën në një konferencë për media në Prishtinë.
I pyetur sesi do t’i zëvendësojë Kombëtarja dardane mungesat e mëdha, Milot Rashicën, Arbër Zenelin, Hekuran Kryeziun, Herolind Shalën dhe Benjamin Kolollin, portieri veteran theksoi se Kosova ka shumë talente.
“Kjo skuadër u krijua me shumë talente para 3-4 vitesh dhe me kalimin e kohës jemi rritur të gjithë shumë. Dikur na mungonte Valon Berisha, por të gjithë që luajtën e zëvendësuan mjaft mirë. Tani kemi mungesa të tjera, por të gjithë futbollistët që janë këtu, janë gati të bëjnë më të mirën për të marrë rezultat të mirë dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim”, shtoi ai.
Pas ndeshjes me Çekinë, verdhekaltrit do të udhëtojë drejt Southamptonit për t’u përballur me Anglinë më 10 shtator në një ndeshje tjetër kualifikuese. /Gazeta Express/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...