Ujkani: Maqedonia rivali më i fortë në Ligën D

08:26 | 16 Shtator 2018
Arbresh.info

Në një intervistë për emisionin Zona Gol në Supersport, Samir Ujkani kapiteni i përfaqësueses së Kosovës zbuloi gjithçka. Ai foli për Kosovën, por kampionatin turk dhe përse zgjodhi Turqinë.

Çfarë qyteti është Rize, a ju mungon Italia?

“Rize është një qytet i bukur, i vogël me det por edhe me mal, është një qytet familjar. Më mungon Italia dhe akoma më shumë Palermo që është një ishull fantastik.”

Sa ka ndryshuar Kosova sot nga skuadra e 2 viteve më parë?

“Kur u krijua Kosova, ideja ishte me rrit talentet e reja dhe të arrimë të kemi një ekip të fortë në 2020-ën. Në fillim vështirësitë ishin shumë të mëdha. Eliminatoret e Botërorit 2016 dhe Liga e Kombeve na kanë ndihmuar për të fituar eksperiencë dhe për të qenë gati. Tani kemi dhe një trajner ekspert që di t’u marrë më të mirën të gjithë futbollistëve.

Entuziasmi i shqiptarëve mos është pak problem?

Janë të gjithë djem seriozë që vinë nga familje që i mbajnë me këmbë në tokë, nuk besoj se euforia në skuadër do na prishë punë. Lojtarët janë entuziastë por e dinë që duhet të vazhdojnë kështu.

Nëse dilni të parët në grup me kë doni të përballeni në play-off?

Mendoj që kundërshtari më i fortë është Maqedonia pasi ka lojtarë të nivelit shumë të lartë. Por në fillimisht duhet të përqëndrohemi te grupi jonë pasi kemi dy ndeshje shumë të vështira në vazhdim.

Sa e rëndësishme mendoni se është një lider në skuadër?

Unë mendoj që është më mirë që një skuadër të funksionojë si grup. Që skuadra të ketë një lider është një gjë shumë pozitive, por lideri është si të gjithë lojtarët e tjerë, pasi ka raste kur zërin në ekip nuk e ngren vetëm kapiteni. Gjithsesi një kapiten është i mirë për të vendosur balancat në skuadër.

Si të duket kampionati turk dhe pse zgjodhe Turqinë?

E zgjodha Turqinë edhe për çështje familjare, doja të ndryshoja ambient dhe ndaj zgjodha Turqinë. Kampioanti turk është shumë i ndryshëm nga ai italian nga ana taktike. Në zgjedhjen time ndikoi edhe Vedat Murqi i cili më foli mirë për klubin e Rizespor. Neser kemi një ndeshje shumë të fortë ndaj Bursaspor dhe pritet që unë të luaj titullar pasi në ndeshjet e para kam qëndruar në stol për shkak edhe se nuk isha ambientuar siç duhet.

Po flitet që ish trajneri i Kosovës Albert Bunjaki mund të marrë?

Ndaj Bursasporit do kemi në stol trajnerin e skuadrës së të rinjëve. Pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë, gjithçka është në dorë të drejtuesve të klubit, nëse do të marrin Bunjakin, unë do të isha shumë i kënaqur pasi do të punoja me një trajner që e njoh shumë mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme