Samir Ujkani është i “shokuar” nga vdekja e legjendës së futbollit të Kosovës – Fadil Vokrrit.
Portieri i Përfaqësues së Kosovës “nuk mund ta besoj” largimin e parakohshëm të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës pas një sulmi në zemër, shkruan portali arbresh.info.
“Jam i shokuar, nuk mund të besoj që legjenda e futbollit nuk do të jetë më në mesin tonë. Do të kujtojmë gjithmonë President, ashtu si një njeri të qeshur dhe modest, edhe atëherë kur të gjithë shqiptarët të lavdëronin për punën tënde”, ka shkruar Ujkani në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
“Do të mbetesh frymëzimi ynë i përhershëm. Jam pa fjale por me dhimbje shumë ! Ngushëllime familjes dhe të gjithë Kosovës. Një legjendë si Fadil Vokrri nuk vdes kurr, ai gjithmonë do te jetë me ne, me kujtimet më të mira. Faleminderit President”
Fadil Vokrri ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (e shtunë) në moshën 57-vjeçare./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...